Tani ditët e pushimit kanë kuptim tjetër për Granit Xhakën
Granit Xhaka për herë të parë u bë baba para pak kohe.
Ndërsa kohën e lirë ai tashmë po e kalon pranë saj, teksa po sjell edhe foto të ndryshme me të, shkruan Indeksonline.
Pas publikimit të fotografisë së parë me të menjëherë pas lindjes, Xhaka ka ndarë me ndjekësit në Instagram një tjetër imazh me të bijën ku shihet duke e mbajtur në krahë.
“Ayana”, ka shkruar futbollisti emrin e vajzës së tij duke ia bashkangjitur emojin e zemrës.
Ndryshe, futbollisti me prejardhje nga Kosova së fundi u emërua përsëri kapiten i skuadrës angleze, Arsenal./Indeksonline/
