Enca e tepron, ngrit këmbët te Kulla e Parisit
Nëse jo me projektet, ajo patjetër që është aktive me fotografi e video provokuese në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për këngëtaren, Enca Haxhia e cila këto ditë po qëndron në qytetin e Parisit, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja nga Shqipëria nuk e lë t’i ikën rasti pa bërë gjeste dhe foto që do të rrëmbejnë vëmendjen e publikut.
Të tilla ishin edhe imazhe nga Parisi, e veshur në një fustan të zit ë shkurtës të kombinuar me taka ta larta dhe pallto të gjatë, Enca tërhoqi vëmendjen edhe me diçka tjetër.
Në një nga fotografit e publikuara atje ajo pozoj para Kullës ‘Eiffel’ teksa e shtrirë ngriti këmbët lartë.
“Pamje nga pamja”, ishte mbishkrimi që ajo la sipër fotografisë./Indeksonline/