75 Mall Live Search
18:17 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Koci: AGK s’bën t’i nënshtrohet politikës

Avokati Arianit Koci ka kërkuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të mos i nënshtrohet politikës por të dalë në mbrojtje të gazetarëve sa herë partitë politike sulmojnë, kërcënojnë, shantazhojnë e linçojnë mediat.

Ky reagim i Kocit ka ardhur pasi AGK kërkoi nga Vetëvendosje të distancohet nga Hysen Durmishi, i cili kërkoi arrestimin e dy gazetarëve për rastin “Dehari”, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës nuk është me reagu me dy ditë vonesë. AGK ka mision tjetër.

AGK s’bën t’i nënshtrohet politikës.

Ky asociacion duhet të reagojë edhe më fuqishëm, të bëjë thirrje sistemit të drejtësisë që të mbrohen gazetarët.
Gazetarët duhet të kenë lirinë e tyre kushdo që vjen në pushtet. Frikë duhet të kenë vetëm mercenarët. Vetëm ata që s’kanë qenë kurrë gazetarë.
Shoqëria kurrë më shumë s’ka pasë kërkesa me pasë gazetarë e gazetari të bazuar mbi dhe për FAKTET.