Video shokuese e ngjarjes në Durrës: Viktimën e hodhën nga një furgon
Një ngjarje e rëndë është regjistruar tek Ura e Dajlanit në Durrës, ku u gjet pa jetë një person. Fillimisht u raportua për aksident, por detajet e reja kanë ngritur hipoteza të tjera.
Ndërkohë Pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbi jetën një preson, ka reaguar zyrtarisht policia në një njoftim për mediat.
Sipas policisë thuhet se rreth orëns 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të një karburanti, në Shkozet, shtetasi P.T, duke drejtuar një mjet autobus tip “Skania” është përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15 Durrës i cili ka gjetur vdekjen.
Më herët, u raportua se trupi i viktimës mund të ishte zhvendosur nga vendi i aksidentit për të fshehur gjurmët.