Shpend Ahmeti: Po vërtetohet se dikush ka pas interes që e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit të mos zbulohet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se Astriti ka hyrë në burg në pranga, i gjallë, dhe gjatë mbajtjes në burg as që është ngritur aktakuza e as që është intervistuar zyrtarisht, shkruan Indeksonline.
Sipas tij, përgjegjësi për vdekjen e Astritit sa ka qenë në mbajtje nga shteti nuk ka marr askush as në udhëheqësinë e burgut e lere më në udhëheqësinë shtetërore.
“Po vërtetohet që dikush ka pas interes që e vërteta të mos zbulohet e tëra. E vërteta nuk mund të fshehet pafundësisht. Hetimin e plotë, të pavarur, dhe me ekspertë të pavarur ja kemi borxh jo vetëm Astritit, gruas e vajzes së tij e familjes Dehari, por ja kemi borxh secilit qytetar të Republikes së Kosovës”, shkroi Ahmeti.
Postimi i plotë:
Sic e kemi thënë publikisht në çdo mundësi pas vdekjes së Astritit, pa marr parasysh rrethanave, Astriti ka hyrë në burg në pranga, i gjallë, dhe gjatë mbajtjes në burg as që është ngritur aktakuza e as që është intervistuar zyrtarisht. Përgjegjësi për vdekjen e tij sa ka qenë në mbajtje nga shteti nuk ka marr askush as në udhëheqësinë e burgut e lere më në udhëheqësinë shtetërore.
Tani, po vërtetohet që dikush ka pas interes që e vërteta të mos zbulohet e tëra. E vërteta nuk mund të fshehet pafundësisht. Hetimin e plotë, të pavarur, dhe me ekspertë të pavarur ja kemi borxh jo vetëm Astritit, gruas e vajzes së tij e familjes Dehari, por ja kemi borxh secilit qytetar të Republikes së Kosovës.
Nuk mundet që një qytetar i Republikës të pajtohet se mund të burgoset pa asnjë dëshmi, mund të mbahet në burg pa intervistim dhe mund të humb jetën në rrethana të tmerrshme pa sqaruar dhe pa marr përgjegjësi askush.
Nuk mundet! Nuk bën të pranohet dhe nuk duhet të pranohet. Dhe nuk do ta pranojmë, derisa ta dijmë të vërteten.
Por sic e ceka në fillim. Pa marr parasyh rrethanave, Astriti ka vdekur derisa do të duhej të ishte në “përkujdesje” të shtetit. Kjo në vete është përgjegjësi e rëndë ligjore e politike.
Krejt në fund, të gjithë që e kanë njohur Astritin, e dijnë së çfarë qytetari shembullor kemi humbur. Astriti përvec që ka qenë aktivist i pashoq i Lëvizjes Vetëvendosje, na ka ndihmuar me punën e tij në Komunën e Prishtinës në sektorin e shëndetësisë si një prej studentëve më të mirë të mjekësisë. Vitet shkojnë por padrejtësitë nuk zbuten e duke mos e ditur të vërteten, as plaget nuk shërohen./Indeksonline/