Ky është trajneri i ri i KB Rahovecit
Marian Ilievski është emëruar trajneri i ri i klubit basketbollostik Rahoveci.
Ilievski ka qenë trajner edhe më herët në Kosovë te kampioni Prishtina, me të cilët ka fituar disa tituj, ndërsa sezonin e kaluar ka qenë kampion i Balkan Ligës me skuadrën Blokotehna.
Ndeshja e parë për 44-vjeçarin do të jetë ndaj skuadrës Ibar Rozhaj.
Emërtimi i trajnerit të ri është bërë publike përmes një njoftimi nga klubi në Facebook.
