75 Mall Live Search
12:40 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës reagon pas shembjes së dheut ku disa vetura ranë në hendek

Në rrugën “Sami Plakolli” në Prishtinë sot është shembur dheu afër një vendi ku është duke u ndërtuar një objekt, e ku veturat të cilat ishin të parkuara kanë rënë në hendek.

Në lidhje me këtë shembje të dheut ka reaguar Komuna e Prishtinës të cilën kanë thënë se kanë dalur në teren dhe po ashtu kanë shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, për shkak që ndërtuesit nuk e kanë ndërtuar murin mbrojtës dhe po ashtu i kanë ndalur të gjitha punimet në këtë vend pasi që nuk ka leje ndërtimore.

Mirëpo komuna ka treguar se në këtë vend do të mund të vazhdohen punimet por pasi që të vendoset një muri mbrojtës dhe të rregullohet pjesa e dëmtuar e rrugës./Indeksonline/.