Banorët e Prishtinës në hall me druprerësit, zhurmë e padurueshme
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar disa pamje ku në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, shihen disa persona të cilat janë duke prerë dru, e kjo gjë po i shqetëson banorët për rreth për shkak të zhurmës së padurueshme që krijohet.
Këto veprime të tyre po vazhdojnë edhe gjatë vikendit e ku është duke u krijuar zhurmë nga motorsharrat dhe nga kamionët.
Po ashtu sipas banorëve ata kanë dërguar peticione në Komunën e Prishtinës mirëpo prap nuk është ndërmarrë ndonjë gjë për këtë problem./Indeksonline/.