Dorëzohen afro 102 kallëzime penale ndaj serbëve të dyshuar, për krime lufte
Shoqata për krime lufte “Gjakova 98’99” dorëzon sot kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.
Dorëzimi i padive dhe dokumenteve bëhet në Departamentin e Krimeve të Luftës në Prishtinë, në orë 11:00, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.