Përfundon derbi i kryeqytetit, ngjyroset bardhekaltër
Prishtina arriti t’i fitojë tri pikë të rëndësishmë në ndeshjen kundër ekpit nga i njëjti qytet, Flamurtarit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Meriton Korenica minutën e 43’ pasi që përfitoi pasi topi u kthye te ai nga portieri kundërshtar, e portieri i Flamurtari, Ardit Nika ishte ‘fajtor’ edhe për golin e dytë sepse pas një gabimi të tij arriti të shënoj kapiteni i Prishtinës, Armend Thaçi.
Me këto dy gola të shënuara për vetëm tre minuta Prishtina arriti t’i grumbulloj 23 pikë dhe të rënditet në vendin e katërt në rënditjen tabelare ndërsa Flamurtari me humbjen e dytë radhazi mbetet në pozitën e 11 me vetëm 9 pikë./Indeksonline/.