Rina Balaj largohet përfundimisht nga “On Records”, e konfirmon Met Elshani
Rina Balaj dhe “On Records” kanë ndarë rrugët dhe tashmë kjo është konfirmuar.
Që nga koha kur reperja mbylli llogarinë e saj të Instagramit, kishte spekulime se ajo kishte shkëputur marrëveshjen edhe me kompaninë muzikore me të cilën ajo nisi karrierën, shkruan Indeksonline.
Këtyre zërave iu ka dhënë fund menaxheri i kësaj kompanie, Met Elshani me një status në Instastory, përmes të cilit ka konfirmuar se edhe faqja zyrtare e Instagramit që dikur kishte Rina tashmë është e kompanisë “On Records”.
“Po shoh shumë reagime nga fansat e Rinës, me këtë shkrim po ju njoftojmë se Rina me dëshirën e saj ka lënë muzikën dhe se nuk është pjesë e ‘On Records’, sa i përket Instagramit është pronë e ‘On Records’-it me kontratë flm për mirëkuptimin”, ka shkruar Elshani.
Ndryshe, ende nuk dihet nëse Rina do të vazhdojë karrierën si artiste e pavarur./Indeksonline/
