75 Mall Live Search
14:53 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Liverpoolit flet për gjestin e Xhakës, tregon se kur do të rikthehet Shaqiri pas lëndimit?

Arsenali do të ballafaqohet me Liverpoolin në kuadër të Kupës së Ligës të mërkurën mbrëma.

Ndihmëstrajneri i Liverpoolit, Pep Lijnders, në një konferencë shtypi para ndeshjes ka folur rreth incidentit të Granit Xhakës.

“Do të jetë befasi nëse Granit Xhaka starton nesër pas përplasjes me tifozët. Te ne është një trekëndësh i shenjtë, tifozë – trajnerë – skuadër, ata duhet të jenë të lidhur një. Arsenali mund të dijë më mirë si do të sillen me Xhakën” deklaroi Lijndersi.

Sa i përket lëndimit të Mohamed Salahut, që u largua nga loja në pjesën e dytë kundër Tottenhamit, Lijndersi theksoi se nuk është lëndim serioz.

Ndërsa për Xherdan Shaqirin ka bërë të ditur se pritet të kthehet pas ndeshjeve ndërkombëtare që zhvillohen në nëntor. /Indeksonline/