75 Mall Live Search
19:20 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bie Instagrami, përdoruesit shprehen të shqetësuar

Instagram ndaloi së funksionuar për përdoruesit në të gjithë botën.

Gjatë ditës së sotme përdoruesit e aplikacionit në pronësi të Facebook raportuan se nuk ishin në gjendje të ngarkonin ose rifreskonin asgjë.

Kjo ndërprerje erdhi disa muaj pasi platformat e rrjeteve sociale patën një nga rëniet më të gjata që nga historia e ekzistimit të tyre.

Probleme të ngjashme më parë pati edhe Facebook Messenger dhe Whatsapp, transmeton Indeksonline.

Zëdhënësit e Instagramit nuk deshën të  komentonin lidhur më rënien e sotme, edhe pse probleme pati në mbarë botën./Indeksonline/