Pllaka e dëmtuar në shesh po u shërben qytetarëve për hedhjen e cigareve
Nuk ka shumë vite që kur janë ndërtuar sheshët në Prishtinë, mirëpo fatkeqësisht në disa pjesë të këtyre shesheve ka filluar dëmtimi i pllakave.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, një pllakë e betonit e cila është hequr nga vendi tërësisht, qytetarët po e shfrytëzojnë atë pjesë për t’i hedh cigaret, shkruan Indeksonline.
Ndryshe sipas tyre “ shpuzorja e sheshit” po e emërtojnë atë hapësirë të dëmtuar./Indeksonline/
