75 Mall Live Search
19:54 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Ndeshja Kosovë – Angli luhet në stadiumin e skuadrës simpatike të kryeqytetit

Kosova me 17 nëntor do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Anglisë në “Fadil Vokrri”.

Kurse, një ditë më parë me 16 nëntor në fushën e 2 Korrikut pritet të zhvillohet një tjetër ndeshje, Kosovë  – Angli, por në mes të tifozëve të dy skuadrave.

Një ndeshje e ngjashme ishte zhvilluar edhe në ndeshjen e parë të luajtur në Angli, andaj kjo do të jetë një ndeshje kthimi edhe për Dardanët.

Më poshtë njoftimi i plotë nga tifo-grupi i Kosovës, Dardanët:

Me datën 16 nëntor 2019, një ditë para ndeshjës me Anglinë, në fushën KF ‘2 Korriku’ në Prishtinë, nga ora 17:00, ekipi i tifozëve të Kosovës “Dardanët” presin ekipin e tifozëve të Anglisë në një ndeshje miqësore futbollistike.

Është kjo vazhdimësi e marrëdhënjeve të shkelqyera mes tifozëve anglezë dhe kosovarë. Në ndeshjën paraprake të zhvilluar në Angli, rezultati ishte 3-2 në të mirë të tifozëve Anglez.

Kjo ndeshje futbollistike miqësore është edhe parapregaditje e festimit të përbashkët të futbollit dhe miqësisë Kosovë-Angli që do të kulmojë të nesërmen (17.11.) në ndeshjen e kombëtareve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ejani së bashku të festojmë me futboll, në traditën tonë të mikpritjes dhe respektit për mysafirët.

Për informata tjera rreth evenimentit do ju njoftojmë në javët e ardhshme.