75 Mall Live Search
23:57 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Capital T dhe Majk paralajmërojnë bashkëpunimin e radhës

Reperët shqiptar Capital T dhe Majk, së fundmi kanë paralajmëruar se së shpejti do të sjellin bashkëpunimin e radhës, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Capital T përmes një video që e ka shpërndarë ai në llogarinë e tij në Instagram.

Aty ai shihet drejtpërdrejtë në komunikim me reperin tjetër Majk duke biseduar, nën tingujt e këngës së re që do të lansohet së shpejti.

Kujtojmë që ky nuk është bashkëpunimi i pare mes dyshes. /Indeksonline/