Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, dënon sulmin ndaj prokurorit Skoro
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës reagon ashpër kundër sulmit fizik që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Atnor Skoro për shkak të detyrës së tij si prokuror.
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kërkon që sa më parë të kapet autori i këtij sulmi dhe të sillet para organeve të drejtësisë.
“Njoftojmë opinionin se asnjë kërcënim apo sulm ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkund asnjë prokurorë që të zbatojë ligjin dhe të marrë të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjellë para drejtësisë të gjitha ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale.
I garantojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se asnjë rast penal nuk do të mbetet pa u trajtuar deri në fund, brenda afateve ligjore, sa do që këto afate mund të duken të stërzgjatura”, thuhet në reagim./Indeksonline/