Haradinaj shkon për ngushëllime te familja Ejupi, pas vdekjes së nënoficerit të FSK-së
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në familjen Ejupi, për ngushëllime.
Haradinaj ka ngushëlluar familjen Ejupi me rastin e vdekjes së nënoficerit të FSK-së, Baki Ejupi.
Ai tha gjithashtu se Kosova përherë me nder e krenari, do ta kuptojë e respektojë veprën dhe kontributin e çmuar të Ejupit.

Postimi i plotë:
Bashkë me ministrin Berisha, gjeneralin Rama dhe kolegë të tjerë, sot ishim për ngushëllim në familjen Ejupi me rastin e vdekjes, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, kapter Baki Ejupi.
Kosova përherë me nder e krenari, do ta kujtojë e respektojë veprën dhe kontributin e çmuar të Ejupit, si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si pjesëtar i ushtrisë së Kosovës.
RH






