75 Mall Live Search
13:27 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fotografuan votën, akuzohen 7 persona nga Gjakova dhe Rahoveci

 Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, e njofton opinionin se, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave të dyshuar , L.G., A.H., E. Ll., B.J., Xh., K.N., B.H.,  për veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 të KPRK-së.

Më 06.10.2019, nëpër qendra të ndryshme të votimit, në Gjakovë e Rahovec, për derisa ka qenë duke u zhvilluar procesi i votimit, të dyshuarit e lartcekur kanë cenuar fshehtësinë e votimit, duke e fotografuar fletëvotimin me telefonat e tyre personalë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtët kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Dy prokurorët e rasteve, i kanë propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit L.G., A.H., E. Ll., B.J., Xh., K.N., B.H.,  të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë.