75 Mall Live Search
13:36 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sherri përfundon në plagosje me thikë, kush janë 2 shqiptarët të arrestuar, në Londër

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia angleze në Londër, të dyshuar si autorët e një sulmi me thikë, pas një sherri.

Ngjarja u shënua të dielën, në Hounslow High Street, ku për pasojë mbeti i plagosur një 30-vjeçar.

Shqiptarët e arrestuar gjatë kësaj të mërkure janë 22-vjeçari Arseld Hysaj dhe 20-vjeçari Dardan Dollapaj.

Arrestimi i tyre u bë si të dyshuar për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë. Kjo pasi i plagosuri ndodhet në gjendje kritike.

Ndërkohë për të njëjtën ngjarje, gjatë së hënës u arrestua edhe një person tjetër.