75 Mall Live Search
08:52 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vjen dënimi për 2 basketbollistët, pas përleshjes në ndeshjen e NBA-së

Joel Embiid dhe Karl Anthony – Towns kanë zënë vendin kryesorë në mediet amerikane gjatë ditës së djeshme.

Takimin e fitoi skuadra e 76er, me rezultatin 117:95, por kjo ndeshje do të mbetet në memorie vetëm për zënkën mes Anthony Towns dhe Embiid.

Pas incidentit të ndodhur, NBA ka vendosur që t’i dënojë të dy lojtarët me nga dy ndeshje mos lojë.

Në anën tjetër, edhe pse i përfshirë në sherrin e madh, Ben Simmons ka shpëtuar pa asnjë dënim./Indeksonline/