Të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë, ja cila kombëtare vlen më shumë?
Kosova U21 është duke i zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Kampioniatin Evropian 2021.
Në katër ndeshje, “Dardanët” e rinj kanë dy fitore dhe dy humbje, ku së fundmi u mposhtën nga shpresat e Shqipërisë me rezultat 2:1, ndërsa kuqezinjtë kanë pesë pikë, një më pak se Kosova
Bazuar në vlerën në treg, Kosova U21 ka vlerë të përgjithshme prej 4.880.000 euro, sipas Transfermarktit.
Një vlerë e ulët, megjithatë që në vazhdim pritet të rritet. Disa prej futbollistëve nuk kanë fare vlerë të caktuar, ndërsa lojtari më i vlefshëm është Lirim Kastrati me 1.500.000 euro.
Nga ana tjetër, Shqipëria U21 ka vlerë të përgjithshme të lojtarëve 4.180.000 euro, 700 mijë euro më pak se Kosova./Indeksonline/