75 Mall Live Search
10:30 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dhitë shpëtojnë nga zjarri Bibliotekën Presidenciale të Reganit

Në muajin maj Biblioteka Presidenciale e Ronald Reagan “punësoi” 805 dhi për të pastruar një sipërfaqe prej 13- hektarësh nga bimët e ndezshme.

Biblioteka afër Los Angelesit u kërcënua nga Easy Fire, i fundit nga një vatër zjarresh që shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe evakuim të banorëve.

“Zjarrfikësit na thanë se puna u bë më e lehtë falë pastrimit të territorit”, tha Melissa Giller, zëdhënëse e bibliotekës.

Dhitë i përkasin një kompanie të krijuar nëntorin e kaluar dhe fiton rreth 1000 dollarë për çdo hektar. Pronari i kësaj kompanie thotë se do të dyfishojë tufën e tij për të përballuar kërkesat.