“Vendet e reja të punës mund të krijohen me të dhëna të hapura”
Open Data Kosovo dhe OEK lansuan platformën digjitale “The Future Workplace”(Vendi i ardhshëm i punës).
Me këtë rast kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi theksoi se kjo platformë për hapjen e të dhënave është një mënyrë inovative për ta përkrahur zhvillimin ekonomik të vendit dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.
“Të dhënat janë duke u bërë sikur nafta, edhe vendet e reja të punës mund të krijohen duke pasur të dhëna të hapura”, theksoi Rukiqi.
Ndërsa, Petrit Selimi drejtor ekzekutiv në Millenium Foundation Kosovo, tha se ky projekt është një shembull i mirë i bashkëpunimit për një fushë mjaft specifike.
Selimi tha se platforma luan një rol të madh për qeverinë e ardhshme për të parë rrjedhën e të dhënave për fuqinë punëtore dhe të edukimit Drejtoresha ekzekutive në Open Data Kosovo, Blerta Thaçi tha se bashkë me partnerin, OEK, janë identifikuar kërkesa në fushën e teknologjisë për përgatitjen e të rinjve për këtë industri.