75 Mall Live Search
13:38 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nis takimi Thaçi-Palmer

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është duke zhvilluar takim me përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Takimi është duke u zhvilluar në zyra të presidentit të vendit.

Palmeri gjatë ditës ka takuar Isa Mustafën e Vjosa Osmanin nga LDK-ja dhe kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj./Indeksonline/