75 Mall Live Search
14:25 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mblidhen diplomatët e fuqishëm, ndër ta edhe ambasadori amerikan, në Kosovë!

Ambasadorët e shtetit më të fuqishëm në botë, Amerikës, janë mbledhur për një takim konsultativ në Ambasadën e SHBA-së, në Shkup.

Mysafir i tyre ishte zv.ndihmës sekretar i Shtetit, njëherësh përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Të pranishëm në takim ishin ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Bërnsi, ai i Serbisë, Anthony Godfrey si edhe ambasdaori amerikan në Kosovë, Philip Kosnet.

Ambasada e SHBA-së, në Maqedoni, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur rëndësinë e takimit, shkruan Indeksonline

“Këtë javë ne kemi pritur ambasadorët e SHBA-së nga rajoni këtu në Shkup për diskutime rreth çështjeve rajonale dhe rrugëve për bashkëpunim dhe mbështetje. Faleminderit që na vizituat dhe shpresoj që ju pëlqeu qëndrimi juaj në Maqedoninë Veriore”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/