Emocionuese, djali i Haki Misinit interpreton këngën e babait të ndjerë
Këngëtari i mirënjohur Haki Misini konsiderohet si legjenda e muzikës rok të viteve të 70-ta në Kosovë i cili ishte anëtar i grupit Mak që njihen për hitet e pavdekshme që sollën ndër vite.
Grupi ishte i përbërë nga gjashtë anëtar Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi.
Vokalisti i grupit Haki Misini bashkë me bateristin Mehmet Tupella u ekzekutuan nga forcat kriminale serbe në Mitrovicë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Mirëpo kujtimi për të ende është gjallë, e së fundi ai është përkujtuar nga djali i tij, Urim Misini.
Ai ka publikuar së fundi një video emocionuese ku shihet teksa interpreton hitin e madh të babait të tij ‘Dashuri e humbur’./Indeksonline/
Më poshtë video: