Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, “Don’t Start Now” e Dua Lipës e parë në gjithë botën
Dua Lipa u rikthye fuqishëm pas një pauze me këngën “Don’t Start Now”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka arritur suksesin e parë me këngën e re ende pa u bërë 24 orë, shkruan Indeksonline.
Hiti “Don’t Start Now” i Dua Lipës ka zënë vendin e parë në tabelat e “iTunes”, ndërsa ka arritur mbi 5 milionë klikime në kanalin zyrtar në ‘Youtube’.
Këtij lajmi i është gëzuar edhe këngëtarja e cila e ka publikuar në ‘InstaStory’.
“Ohh numër 1 në gjithë botën në toplistën iTunes, faleminderit”, ka shkruar 24 vjeçarja.
Ndërsa, Dua pritet që shumë shpjet të publikoj albumin e dytë me radhë të karrierës./Indeksonline/