Mbappe tregoi gjenialitetin e tij, videoja bëhet virale
Mbappe shënoi golin e tij të pestë këtë sezon gjatë mbrëmjes së së premtes në humbjen 2-1 ndaj Dijon, duke hapur rezultatin me një përfundim të shkëlqyeshëm nga një asistim të Angel Di Maria në minutën e 19-të.
Por i riu francez doli viral në mediat sociale falë një pjese tjetër të madhështisë individuale.
Mbappe tregoi shpejtësinë, vendosmërinë dhe cilësinë e tij duke ekzekutuar një rrëshqitje të përsosur për të mbajtur topin në lojë. Ai më pas u ngrit shpejt në këmbë dhe e nxori nga loja Ngonda Muzinga të Dijon përpara se të rrëzohej nga një mbrojtës tjetër./Indeksonline/