Sulmon fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari
Një femër në qytetin e Vushtrrisë ka raportuar se ka patur mosmarrëveshje me bashkëshortin nga e cila i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Me vendim të prokurorit viktima me fëmijët e saj është dërguar në strehimore.
Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Indeksonline/