75 Mall Live Search
12:13 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kolona të gjata në Veternik, ndonëse ditë vikendi

Kryeqyteti padyshim që mbetet qyteti në të cilin më së shumti ka qarkullim veturash.

Numri i madh i personave që hyjnë e dalin me mjete transporti në Prishtinë, bën që çdo ditë të shkaktohen tollovi në trafik.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar një fotografi të bërë në Veternik, ku vërehet kolonë e gjatë veturash, ndonëse është ditë vikendi.

Kolona është krijuar në rrugën dalëse të kryeqytetit, derisa rruga për të hyrë në Prishtinë është më e lirë.