75 Mall Live Search
12:39 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Fluturon” kampioni, aksidentohet gjatë provave

Edhe pse ka siguruar titullin kampion personal dhe për skuadrën e tij Honda, Marc Marquez nuk di të ruhet në pistë. Piloti spanjoll pati një aksident të frikshëm gjatë provave zyrtare në Çmimin e Madh të Malajzisë. Në kërkim të ‘pole position’, Marquez humbi ekuilibrin dhe u përplas në tokë.

Një përplasje e fortë me kokën, ndërsa edhe koka nuk i shpëton pa prekur asfaltin. Për fatin e mirë të tij, nuk kishte pësuar asgjë, ndërsa u ngrit në këmbë dhe u shoqërua nga komisarët e pistën për në bokse.

Sigurisht kjo nuk është hera e parë për Markez që përfundon dhunshëm mbi asfalt, teksa edhe para disa javëve u kthye në protagonist për një incident e madje u shoqërua edhe për në spital. Megjithatë, edhe këtë herë fatmirësisht gjithçka u mbyll pa pasoja.
/Indeksonline/