75 Mall Live Search
09:47 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Superligë: Ekipet nga Gjilani kërkojnë fitore, ja ndeshjet që luhen sot

Sot, dy ekipet e Gjilanit do të kërkojnë fitore për të qenë në hap me Ballkanin, liderin e Superligës që mposhti dje Feronikelin me rezultat 0:2.

Drita i shkon Flamurtarit në kryeqytet, ndërsa Gjilani e pret Ferizajn. Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Edhe Drita edhe Gjilani kanë nga 24 pikë në pozitat 2 dhe 3 ndërsa Ballkani prin me 29 pikë por me një ndeshje më shumë./Indeksonline/