“E bombardove Bundesligën babo” – komenti i mbrojtësit kosovar për Rashicën
Milot Rashica dje u shpall lojtari i ndeshjes në barazimin e Werder Bremenit ndaj Freiburgut 2:2.
Rashica ishte i përfshirë direkt në dy golat duke e shënuar njërin dhe asistuar në tjetrin, shkruan Indeksonline.
Pas ndeshjes, Rashica ka postuar një foto të rastit të shënimit të golit, ndërsa vëmendjen e ka marrë komenti i Florent Hadërgjonajt.
“Urimeee miliii e bombardove bundesligen babo” – i komentoi lojtari i Huddersfield Rashicës./Indeksonline/
