Emigranti shqiptar vdes në një aksident trafiku në Itali
Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, me pasojë vdekjen e një emigranti shqiptar.
Aksidenti ndodhin në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, 2 nëntor, në autostradën që lidh Cervere dhe Bricco.
Tre makina u përplasën me njëra tjetrën, duke shkaktuar vdekjen e 48-vjeçarit shqiptar Mark Andreu, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shqiptari mbeti i bllokuar mes llamarinave të makinës së tij ‘Fiat 500’, ndërkohë që udhëtonte i vetëm.
Pavarësisht lajmërimit të ndihmës së shpejtë, ekipi i mjekëve nuk mundi të bëjë dot asgjë, duke e deklaruar të vdekur.
Ndërkohë tre persona të tjerë që ndodheshin në mjetet e tjera, mbetën të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.