Kur do është më i miri, Edon Zhegrova me notën më të lartë në ndeshje
Baseli barazoi 1-1 në ndeshjen e Superligës Zvicerane kundër Xamax.
Edon Zhegrova luajti nga minuta e 16-të për skuadrën e tij në këtë ndeshje.
Ylli i Kosovës asistoi te goli i vetëm i Baselit që e shënoi Kemal Ademi.
Pas përfundimit të ndeshjes, Zhegrova ka marrë notën më të lartë në ndeshje. /IndeksOnline/
