CNN: Qyteza me pamje mahnitëse italiane që jep banesa falas
Mediat italiane kanë bërë të ditur se një qytezë në Itali jep banesa falas për ta afruar popullsi të re por me disa kushte.
Kjo qytezë quhet Kamarata në ishullin e Siçilisë, vend me shumë ndërtesa boshe. Kryebashkiaku Vincenzo Giambrone ka bindur pronarët e banesave që të dorëzojnë çelsat në mënyrë që ky vend të ripopullohet.
Kushti është që banesat të rinovohen, ndërsa për çiftet që kanë një fëmijë, do të ketë para bonus.
Banorët e rinj duhet të paguajnë 5 mijë euro, si depozitë dhe ta rinovojnë shtëpinë brenda tri viteve. Pasi të jetë kryer rinovimi 5 mijë euro do të kthehen mbrapsht, ndërsa për çiftet që kanë fëmijë do të kenë 1 mijë euro bonus.
Kryebashkiaku tha për CNN Travel “Nuk e shikoj dot bosh këtë vend të mrekullueshëm dhe historic, më lëndon shumë”, përfundoi ai.


