Zyrtare: Pas rezultateve të dobëta, shkarkohet trajneri i Series A
Një tjetër trajner i shkarkuar në Serinës A. Bëhet fjalë për Eugenio Corinin. Humbja e djeshme ndaj Veronës, ka rezultuar fatale për teknikun e Brescias, i cili mori drejtimin e “dallëndysheve” një vit më parë, teksa u shkarkua nga drejtuesit për rezultatet të dobëta.
Humbja ndaj Veronës ishte e treta radhazi për Brescianin, e cila në 11 javë kampionat ka arritur të siguronte vetëm 7 pikë.
Alternativa e mundshme për të zëvendësuar Corinin është trajneri uruguaian Diego Lopez, i cili në të kaluarën ka drejtuar Cagliarin dhe Bolognën.