75 Mall Live Search
12:07 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arrestimet e para, shkak shkelja e Ligjit kundër duhanit

Në Austri që nga 1 nëntori ka hyrë në fuqi Ligji për duhanin në të gjitha lokalet dhe restorantet, ndërsa në vetëm pak ditë pas ndalimit të duhanit është shënuar edhe arrestimi i parë.

Policia e Vjenës gjatë vikendit ka arrestuar dy vëllezërit që shpërfillen këtë ndalesë duke ndezur cigaren në një kafene.

Personeli i lokalit ka paralajmëruar dy të rinjtë për ndalesën e duhanit, ndërsa pasi ata nuk i kanë fikur cigaret.

Dy vëllezërit nuk kanë pranuar që të largoheshin, duke sulmuar kështu personelin për çka  është ftuar policia që ka arrestuar ata.

Ligji parasheh dënime dhe gjoba të larta me para për shkak të mosrespektimit të Ligjit për duhanin.

Kush e shkel për herë të parë këtë ligj duhet të llogarisë gjobën prej 100 eurosh, ndërsa nëse atë e shkel shumë herë e pret gjoba në 1 mijë euro.