Vetaksident në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, policia apelon për kujdes!
Sot në orët e paradites është raportuar se një veturë është përfshirë në një vetaksident trafiku.
Ky vetaksident, sipas policisë, ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.
“Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje si edhe është njoftuar ekipi mjekësor”, ka thënë për Indeksonline, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës u apelon qytetarëve që të kenë kujdes më të shtuar në trafik, tani në këto kushte atmosferike me reshje./Indeksonline/