Shqipëria e bëri të famshëm, nesër do të jetë kërcënimi më i madh për Barcelonën!
Nigerianët ngadale po e pushtojnë futbollin çek. 12 nigerianë luajnë në ligat profesionale të futbollit çek. Një nga më të famshmit është Peter Olayinka.
Mediat spanjolle kanë shkruar për sulmuesin nigerian të cilin e bëri të famshëm Superliga Shqiptare. Ishte skuadra e Skëndërbeut që e solli Olayinkan në nivele të profesionalizmit pasi që kishte kaluar dy vjet edhe te skuadra e Bylisit.

Gazeta prestixhioze spanjolle, “Sport” shkruan se si Olayinka bëri karrierë në Shqipëri pak vjet më parë dhe sot është kërcënimi më serioz për Barcelonën para ndeshjes së nesërme në Champions League që skuadra katalonase e zhvillon ndaj Slavia Pragës.
Pikërisht Olayinka ishte ai që i shënoi Interit për barazimin historik që Slavia e mori në “Giuseppe Meazza”.
Barcelona e vlerëson ish-shulmuesin e Superligës Shqiptare si rrezikun e përhershëm për shkak të forcës dhe shpejtësisë që ka. /Indeksonline/