Mozziku paralajmëron, kjo është data kur publikohet “Dhelpën dinake”
Reperi shqiptar Mozzik njihet për këngë të shumta që janë pritur mirë nga publiku.
Madje kohët e fundit ai ishte në qendër të vëmendjes nga mediat rozë për shkak të ndarjes së tij nga gruaja Loredana Zefi, shkruan Indeksonline.
Ai vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se po vazhdon të punojë për projekte të reja muzikore.
Mozziku ka paralajmëruar se më 8 nëntor del kënga e re e titulluar “Dhelpën dinake”. /Indeksonline/

