75 Mall Live Search
15:28 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

FIFA merr vendim për Cardiffin në lidhje me pagesën e kartonit të Emiliano Sala

Gjatë muajit janar, Emiliano Sala po transferohej te Cardiffi në Premierligë nga Nantes, kur aeroplani që po udhëtonte ra në det të hapur.

Argjentinasi u gjet i vdekur disa ditë pas zhdukjes, mirëpo transferimi i tij vazhdon të hap probleme në mes dy skuadrave.

Cardiff duhet të paguaj 16 milionë euro në drejtim të skuadrës franceze, por po e refuzon të bëjë këtë pagesë.

FIFA tash ka marrë vendim që të bëhet pagesa në afat prej 45 ditësh, në të kundërtën do të ndëshkohet me tri afate pa mundësi transferimi.

Megjithatë Cardiff ka mundësinë që të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. /IndeksOnline/