Video që vërteton se Zhegrova pati paraqitjen më të mirë në jetë
Mesfushori Edon Zhegrova në janar u transferua nga Genku në Basel. Njohësit e futbollit e cilësuan si vendim të duhur nga kosovari.
Megjithatë gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej. Trajneri Marcel Koller nuk i dha hapësirë Zhegrovës, duke e inkuadruar në vetëm 14 ndeshje kampionale, por vetëm 4 herë nga fillimi.
Mediumet zvicerane gjatë javës së kaluar raportuan se ‘martesës’ Basel – Zhegrova do t’i vijë fundi së shpejti.
Por paraqitja e fundit e 20 vjeçarit kundër Xamaxit mund të ketë ndryshuar gjerat.
Ish futbollisti i Prishtinës, u inkuadrua në lojë nga minuta e 16-të dhe pati paraqitjen më të mirë si futbollist profesionist, shkruan Indeksonline.
Përveç asistimit te goli i Kemal Ademit, ai pati disa raste të mira për gol.
/Indeksonline/