Fjalët e Shpend Ahmetit që mbetën vetëm premtime, komunikacioni i Prishtinës “tmerri” i vozitësve
“Kur ka ekip, plan dhe përkushtim zgjidhja është e lehtë”, thoshte Shpend Ahmeti në fushatën e vitit 2013 kur fliste për transportin publik.
Përmes transportit publik, Ahmeti synonte të zgjidhte problemin e komunikacionit në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Por, këtu synime të Ahmetit duke se kanë mbetur vetëm në fletushëkn e 100 zotimeve.
Pasi edhe pas 6 viteve, komunikacioni në Prishtinë është në gjendje kaotike.
Në disa video të bëra nga Indeksonline gjatë ditës së sotshme tregon se çka heqin vozitësit në komunikacion.
Pritjet e gjata, stres, nervozë dhe vonesa janë gjërat që përjetojnë vozitësit në kryeqytetin e Kosovës.
Edhe pse është në mes të mandatit të dytë, Ahmeti duket se nuk ka përmirësuar asgjë në këtë drejtim./Indeksonline/