Sfida e sotme e Lutës, s’ka të bëjë me koalicionin me VV-në!
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ekipin e tij do të përballen sot me qytetarët në takimin e madh publik.
“Kryetari Haziri dhe bashkëpunëtorët i mirëpresin kontributet tuaja në debat.
Takimi mbahet në orën 11:00, në sallën e Teatrit të Qytetit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Haziri përpos punëve komunale, është përcaktuar nga LDK-ja si udhëheqës i ekipit për negoaciata me VV-në. /Indeksonline/