Kapet motra e Abu Bakr al-Baghdadit
Motra e ish-udhëheqësit të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Baghdadi është kapur në veri të Sirisë, kanë bërë të ditur zyrtarët turq.
65- vjeçarja, e quajtur Rasmiya Awad, u arrestua gjatë një bastisjeje të hënën pranë qytetit Azaz.
Zyrtarët turq, të cituar nga disa media, thanë se arrestimi mund të jepte inteligjencë të vlefshme për ISIS-in.

Baghdadi vrau veten gjatë një sulmi nga forcat speciale amerikane në kompleksin e tij në veriperëndim të Sirisë muajin e kaluar.
Vdekja e tij u përshëndet si një fitore për presidentin amerikan ,Donald Trump, por kritikët argumentojnë se ISIS-i mbetet një kërcënim sigurie në Siri dhe nëpër botë.
