75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ushtari shqiptar kthehet nga Afganistani, nëna shpërthen nga gëzimi kur takon të birin

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka postuar momente prekëse të një nëne që ribashkohet me djalin e saj pasi ai kthehet nga misioni me forcat e armatosura.

Ushtari III Shkëlqim Hoxha nga batalioni II i këmbësorisë sapo ishte kthyer nga misioni i tij në Herat të Afganistanit.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari III Shkëlqim Hoxha nga batalioni II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni”, shkruan Xhaçka.