75 Mall Live Search
12:03 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gjendet vajza e raportuar si e zhdukur në Prizren, dyshohet se është dhunuar

Policia e Kosovës ka njoftuar nëpërmjet raportit 24- orësh se është arrestuar një person nën dyshimet se ka dhunuar një vajzë.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit viktima pas ekzaminimit është liruar në shtëpi, derisa, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, nën dyshimin për dhunim të viktimës vajzë shqiptare. Me vendim të prokurorit viktima pas ekzaminimit në IML lirohet në shtëpi, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.