75 Mall Live Search
12:08 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nis marshi për Astrit Deharin me moton: “Një popull për drejtësi”

Ka filluar marshi për Astrit Deharin në sheshin “Skenderbeu” me moton: “Një popull për drejtësi”.

Sot bëhen tre vjet kur Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta deri sot.

Familjarë, miq e qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Prishtinë për t’u bërë pjesë e këtij marshi, raporton Indeksonline.

Të pranishëm në këtë marsh janë edhe figura të shumta politike nga Kosova dhe vendet e rajonit.

Publikimi i gjetjeve të raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Qendra Universitare Romande për Mjekësi Ligjore në Lozanë (CURML) të Zvicrës i ka dhënë të drejtë kërkesës së familjes Dehari për hetim të ri për rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit./Indeksonline/